E shtunë, 30 Maj, 2026
Shëndetësi

Vaksinimi në muskujt e krahëve? Mjekët shpjegojnë përse

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas burimeve mediatike hollandeze, të gjashta vaksinat që do të përdoren në Vendet e Ulëta, ndryshe nga të tjerat  që injektohen në lëkurë, do  të injektohen më muskuj. Përse?

Vendi i shpimit ndryshon në varësi të vaksinës që merret, shpjegon Rogier Sanders, profesor i vaksinologjisë në UMC. Pjesa më e madhe e prodhuesëve zgjedhin  të shpojnë muskulin e krahut, sepse është më e lehtë për t’u bërë. Ka më pak efekte anësore dhe funksionon goxha mirë, vazhdon ai. Por shpimi në krah s’është përherë zgjidhja më e mirë: Nëse ke tentencë të madhe gjakderdhjeje, është e rrezikshme të shpohesh në thellësi të muskulit.

Sa i përket vaksinës së koronës, shpimi   nuk duhet të shkojë shumë thellë për të arritur muskujt, se muskujt direkte nën lëkurë ndodhen, sqaron Sanders. Vaksinën mund ta bësh në çdo muskul, edhe në ato të vitheve po  të duash, por pjesa e sipërme e krahut është më e dukshme.

Sidoqoftë, sqaron eksperti i gripit Van Esen, shpimi në muskuj mund të të dhembë më shumë. Është më pak e dhimbshme nëse e bën nën lëkurë, por reagimi, reagimi manifestohet më mirë kur e bën në muskuj.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top