E dielë, 7 Qershor, 2026
Lajme

Të hënën dhe 15 mijë vaksina të tjera “Pfizer”. Manastriliu optimiste për situatën

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pavarësisht situatës së vështirë ku gjendet Shqipërira për hir të  covid-19, sërish ministrja Manastirliu duket optimiste.

Në një status në faqen e saj në fejsbuk, teksa lajmëron mbërritjen e 15 mijë vaksinave të tjera “Pfizer” ditën e hënë, ajo njofton se sasi të tjera pritet të vijnë në vijim.

Të hënën do të mbërrijnë rreth 15 mijë vaksina Pfizer dhe së shpejti do të kemi lajme të mira për të tjera sasi vaksinash, shkruan ajo.

Kujtojmë që situata në Shqipëri është në valën e transmetimit komunitar, ku të prekurit janë  mbi 1000 në ditë. Vetëm pak ditë më parë, në një nga daljet e tij të shumta, kryeministri Rama njoftoi se pas rreth 2 mijë dozave të para, rreth 45 mijë të tjera priteshin të vinin në mars.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top