E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Avokati i Popullit kërkon anulimin e karantimit dy javor për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: “U mohon një të drejtë themelore, që është votimi”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Avokati i popullit ka kërkuar anulimin e karantinimit 2 javor për ata që vijnë në Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në një rekomandim shkruar prej këtij insitutucioni, dhe drejtuar ministres së Shëndetësisë, KQZ dhe Komitetit të Ekspertëve, thuhet një masë e tillë jo vetëm pengon ushtrimin e të drejtës së votës, por, duke qenë se ushtrohet vetëm për këto dy vende, i shëmbëllen edhe diskriminimit.

Nisur nga një shqyrtim i hollësishëm i kuadrit të të drejtave të njeriut dhe praktikave ndërkombëtare dhe kërkesat që i kanë shkuar nga shoqatat e emigrantëve për problematikat e ketij vendimi, ky institucion ka rekomanduar anulimin e njëhershëm të kësaj procedure, caktuar prej Komitetit Teknik të Ekspertëve, për hir të shtimit të rasteve me covid-19 në këto dy vende.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top