E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Përurimi i Spitalit Memorial të Fierit/ Erdogani thekson rolin e Turqisë si partner strategjik i Shqipërisë, përmend ndihmat pas tërmetit e ato gjatë pandemisë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në fjalën e tij gjatë përurimit të Spitalit Rajonal Memorial të Fierit, presidenti turk Tahip Erdogan e vuri theksin tek roli i Turqisë si partner strategjik, duke theksuar ndihmën e dhënë nga Turqia për Shqipërinë, si gjatë tërmetit të nëntorit 2019, e po ashtu edhe pandemisë.

Siç e dini edhe ju i nderuar kryeministër, me rastin e vizitës zyrtare në muajin janar të 2021-it, ne kemi bërë të mundur përforcimin e  lidhjeve miqësore dhe vllazërore mes dy vendeve tona, duke e çuar një hap më tej me  zyrtarizimin e partneritetit tonë strategjik të niveleve më të larta. Unë besoj fort, se partneriteti ynë strategjik do të shërbejë në thellimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm e gjithpërfshirës në të gjitha fushat, si dhe në  krijimin e bashkëpunimeve të tjera të larmishme.

Turqia në mbi 30 vjet me këtë koncept miqësi dhe vllazërie, ka vazhduar të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë, njëkohësisht pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit 2019, si dhe përgjatë pandemisë covid-19. Me të gjithë mundësitë tona, pa asnjë lloj pritshmërie dhe hezitimi, u përpoqëm që të ishim sa më pranë vëllezërve tanë shqiptarë.

Spitali ka kushtuar thuajse 70 milionë dhe kështu që partneriteti ynë i nivelit të lartë, po vazhon në kushte normale, theksoi ai.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top