E premte, 19 Qershor, 2026
Lajme

Probleme në Albcontrol. Rrezikohen fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Situatë e tensionuar sot në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Shkak ka qenë mungesa e stafit të Albcontrol, për shkak të firmosjes nga ana e mbi 65 punëtorëve të saj, të deklaratës për paaftësi të përkohshme në punë.

Situata ka ardhur si pasojë e pushimit nga puna të 5 kolgëve në Albcontrol, me të cilët janë solidarizuar edhe pjesa tjetër, duke lënë në punë vetëm 5 punonjësit e turnit, të cilët në fakt janë dorëzuar edhe ata, duke thënë se nuk munden ta përballojnë gjithë ngarkesën vetëm.

Punëtorët e Albcontrol kanë hyrë në grevë, dhe disa nga pakënaqësitë e tyre janë ulja e pagave me 20%, si stresi i madh në punë.

Mbrëmjen e djeshme u përfol një deklaratë e ministres Balluku  mbi këtë qe shprehur mbi mundësinë e një deklarate mbi këtë çështje, gjë që nuk ndodhi, e që me gjasa pruri dhe ngërçin e sotëm në fluturimet e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Nuk dihet ende se sa mund të zgjase kjo situatë e tensionuar. Ajo që dihet, është që mungesa e punonjësve të Albcontrol, mund të fusë në krizë gjithë fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top