E dielë, 14 Qershor, 2026
Lajme

Përmbytet Xhamia e Plumbit në Shkodër

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është përmbytur mes të tjerave në qarkun e Shkodrës, edhe Xhamia e Plumbit, për të ciën Erdogani, gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes si Partner Strategjik me Shqipërinë, u shpreh se do restaurohej prej turqëve.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Kulturws Elva Margariti, e cila shkruan: Në këtë situatë të ngarkuar për shkak të rreshjeve të ditëve të fundit, punonjësit e drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në të gjithë vendin, janë në gatishmëri maksimale. Pas inspektimeve në terren u konstatua se edhe në zonat ku janë shkaktuar përmbytjet më të shumta, në Lezhë e në Shkodër, nuk hasen problematika të mëdha në monumentet e kulturës. I vetmi monument i përmbytur është Xhamia e Plumbit, Shkodër, për restaurimin dhe sistemimin e së cilës, sapo nënshkruam një marrëveshje me Qeverinë Turke.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top