E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Bota

Studiuesja vdes në Rusi nga murtaja pneumonike. “M’u thye një shishe e vogël…”

· 1 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Gjithçka filloi me një infektim aksidental në një laborator në Siberi. Daria Shilipova, një studiuese në një institut kundër murtajës në Irkutsk, u shtrua në spital të martën e kaluar me simptoma të pneumonisë së rëndë.

28-vjeçarja u vendos menjëherë në aparatin e frymëmarrjes artificiale, por nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar atë dhe ajo ndërroi jetë të enjten.

Ajo kishte raportuar thyerjen e një shisheje të vogël me të cilën po punonte në laborator. “Të gjithë personat me të cilët ajo ka pasur kontakt janë vënë nën vëzhgim mjekësor,” deklaroi guvernatori Igor Kobzev; po atë ditë, një spital në qytetin lokal u vendos në karantinë, ashtu si edhe 200 persona që kishin pasur në njëfarë mënyre kontakt me Shilipovën.

Mobileri

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top