E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Rama siguron mësuesit që vaksina është e sigurt. Nga e marta nis vaksinimi në masë i tyre

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka nisur ditën e sotme vaksinimi me AstraZeneca i 250 mësuesëve në katër shkolla të Tiranës, proces i cili sipas ministres Manastirliu do të vazhdojë gjatë javës me shpërdarjen e vaksinave të hënën, dhe nisjen e vaksinimit në masë të mësuesëve nëpër rrethe të martën e tutje.

Teksa ka shoqëruar ministren Manastirliu në ambientet e shkollës “4 dëshmorët” në Tiranë ku po kryeheshin edhe vaksinimet, Rama ka qetësuar mësuesit e pranishëm duke u thënë se vaksina është e sigurt.

Po dëgjoja kreun e ISHP-së italiane, tha ai, dhe po thoshte që është alarm i kotë. Ata kanë pezulluar një seri për të parë  në ka probleme. Vaksinat tona kanë ardhur nga Suedia, tha Rama.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top