Kreu i qeverisë Rama i cili po ndjek me shumë vëmendje mbërritjen e refugjatëve afganë në Shqipëri, ka deklaruar se ka mbërritur në 457 numri i afganëve të ardhur në vend.
Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta, shkruan Rama, dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar.
Kujtojmë që interesi i kryeministrit Rama ndaj refugjatëve afganë ka ngjallur reagime të forta në publikun shqiptar, për shkak të një “begenisje” më të tepërt seç nevojitet prej një kryetari qeverie ndaj një targetgrupi të tillë , begenisje të cilën vetë Rama e cilëson si shenjë të respektit për kujtesën, traditën dhe vetveten.