E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Rama i përgjigjet Tik Tok-ut: “Nuk e ke çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria…”

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pas pretendimeve të  Tik Tok-ut se vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës Fan Noli, nuk kishte të bënte me të, kreu i qeverisë Rama ka reaguar me një shënim në rrjetin social X. ” TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut”, shprehet ai mes të tjerave në shënimin e tij, duke e akuzuar Tik-Tokun, se nuk e ka kuptuar seriozitetin e kërcënimit që kjo platformë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe.

Shënimi i plotë i Ramës

“Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë. Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi. Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top