E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

“Non grata” nga amerikanët/ Berisha deklaron se do padisë Antony Blinken: “Më ka prekur dinjitetin. Do bëj çmos ta mbroj”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në konferencën e jashtëzkonshme mbajtur përpara mediave, Berisha ka deklaruar se do ta padisë Sekretarin Ameikan të Shtetit Blinken, për akuzat e pabazuara që ai i ka bërë dje në deklaratën e tij, përmes së cilës Blinken të ditur se Berisha dhe familja e tij qenë të padëshiruar në Amerikë.

Në fjalën e tij Berisha e cilëson Blinken-in si pjesë të një montazhi politik, të destinuar për të dëmtuar atë dhe në këtë këtë kontekst, ai është i detyruar të veprojë kështu.

Nisur nga momenti kur zoti Blinken bëhet autor  i një komedie dhe montazhi politik të destinuar për të më dëmtuar mua, dhe kjo nuk hyn në funksionet e një minisitri, asnjë qeveri kudo në botë, s’mund të ketë funksion shpifjen dhe përbaltjen.   Sipas avokatit tim, që unë kam konsulutuar  zoti Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet, ndaj do ta padis, do paditet dhe dënohet nga Gjykata Korreksionale e Parisit, ku është paditur nga avokati im.

Një veprim ky i paparashikuar nga ana ime, admirues i vendit të lirisë, por, të nderuar zonja dhe zotërinj, çështja e dinjitietit është çështja më thelbësore e njeriut. Nëse i prek nderin dhe dinjitetin, e zhvlerëson atë. Unë kam qenë presidenti i këtij vendi dhe  mbaj përgjegjegjësi për dinjitetin e popullit, ndaj jam gati të bëj gjithçka për mbrojtjen e këtij dinjiteti.

Ka qenë dinjiteti i munguar, se po të ktheheshim 30 vite, mua do më gjenit një njeri kardiolig, që jetonte absolutisht jo keq, që kishte një banesë që ishte 30 metra  me e vogël se kjo qe kam sot, por nuk kishte dinjitet ky njeri. Ky ka qenë, asgjë tjetër, shtysa ime, kundër atij regjimi. Ndaj sot, pas 8 vitesh  larguar nga pushteti, une detyrohem të ndërmarr një akt të tillë, natyrisht jo ndaj SHBA, por ndaj një njeriu që pa rreshtuar asnjë provë,  asnjë argument, ka renditur akuzat  që si ka renditur kurrë kush ndaj meje, as armiku më i egër.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top