E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim: “Ata që pengojnë të drejtën për të votuar lirisht dhe në paqe, duhet të ndiqen penalisht”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim,  ka reaguar sërish për situatën e rënduar politike në vend dhe akuzat për blerje votash që  që opozita i bën PS-së e që po shkaktojnë tensione të mëdha në vend, disa dhe me pasojë humbjen e jetës. Mesazhi i SHBA, shkruan ajo: “Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirisht dhe në paqe, duhet të ndiqen penalisht në mënyrë të plotë. Asnjë trajtim i posaçëm. asnjë përjashtim. Askush nuk është mbi ligjin”.

Ambasadorja Kim ka njoftuar gjithashtu, se ka takuar për këtë çështje kryeprokurorin Çela, e së shpejti do takohet edhe kreun e Spak-ut, Krajën, pas takimit të bërë ditën e hënë me Drejtorin e Policisë, Ardi Veliun.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top