E shtunë, 20 Qershor, 2026
Ekonomi

Ministrja e Financave Denaj: të punësuarit në list-pagesa janë rritur me 46%, që janë 225 mijë vende pune shtesë. E nisëm në kënetë, kemi ngritur karabinanë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në fjalën e saj mbajtur  në takimin me gazetarët për ekonominë në vend, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, u shpreh se ekonomia shqiptare gjatë qeverisjes Rama ka njohur rritje, kjo edhe për arsyen se qeveria socialiste është fokusuar në  rindërtimin e një sistemi të rëndësishëm, që do sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit.  

Sipas ministres Denaj,  nën qeverisjen socialiste gjatë këtyre mandateve, kemi një rritje me 141 % të rritjes së biznesit, çka e dëshmon edhe numri i bizneseve të rregjistruara, që në 2019 rezultojnë të jenë 20.795, numri i të punësuarëve në vend është rritur me 46 %, është reduktuar barrafiskale për 97% sa i përket tatimit mbi pagën e individëve, dhe 2019a është viti rekord i rimbursimit të tvsh-së.

Synimi në mandatin e tretë, u shpreh Denaj, është të rriten me 10% të ardhurat në buxhet nga fiskalizmi, dhe PPB të shkojë në 31 %, pra thuajse në të njëjtën mesatare me atë të rajonit.

Ne e nisëm nga një këntetë, theksoi ajo, nga një sistem që nuk kishte karabina, dhe me PPB 27.38% në 2019-n, mund të themi që kemi ngritur karabinanë, gjë që është edhe gjysma e rrugës.

Sa mëposhtë, tabelat e ofruara gjatë bashkëbisedimit, me shifrat që dëshmojnë rritjen ekonomike nën qeverisjen Rama.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top