E martë, 26 Maj, 2026
Ekonomi

Garancia Sovrane: shtyhen afatet

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Shtyhen deri më 30 qershor 2021  afatet e aplikimit për Garancinë Sovrane, ofruar nga shteti për bizneset e prekura nga pandemia covid-19.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila pohon se ka miratuar kërkesën e Shoqatës Shqiptare të Bankave, e cila ka vlerësuar si të nevojshme, një shtyrje tjetër të afatit për aplikimin për këtë skemë. Sipas tyre, ka ende subjekte që janë në proces vlerësimi, dhe shtyrja e afateve t’u vinte në ndihmë.

Sipas Sipas Shoqatës së Bankave, deri në fund të vitit 2020 garancia shtetërore, e miratuar me një vlerë totale prej 15 miliardë lekësh, rezulton të jetë përdorur në vlerën prej më tepër se 5 miliardë (mbi 30%).

Ndërkaq, deri në fund të muajit dhjetor 2020, që përkon edhe me afatin e fundit për aplikime në këtë skemë, kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor, të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë lekësh).

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top