E martë, 26 Maj, 2026
Ekonomi

Qeveria e nis 2024-n me këmbë të mbarë/ Hyn në fuqi tatimi progresiv i profesioneve të lira (ose thënë ndryshe i biznesit të vogël)

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pavarësisht se një prej kuajve të betejës së Qeverisë Rama 1, por edhe të asaj 2 e 3 ka qenë “biznesi i vogël zero taksë”, duket se 2024 e ka zënë qeverinë me mend të reja.

Këtë janar, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri në 29 mijë biznese të profesioneve të lira, ku MFE llogarit që deri 90% e totalit të bizneseve të pwrfshira në fashën e të ardhurave vjetore deri në 14 milionë lekë në vit (ndarë sipas 3 kategorive: të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë), do të tatohen me normë 15%.

Në profesionet e lira, në VKM-në e fundit publikuar në fletoren zyrtare më 22 dhjetor (e cila nuk figuron onlajn ende) janë përfshirë 26 lloje aktivitetesh të ndara në 169 profesione.

Sipas listës analitike, në taksimin e ri do të përfshihen kategoritë e aktiviteteve si:

  • Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës;
  • Shërbime të teknologjisë së informacionit;
  • Aktivitete të shërbimit të informacionit; Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve;
  • Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm; Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve;
  • Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierie;
  • Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe kërkimet e tregut; Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare;
  • Aktivitete të marrjes e dhënies me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit;
  • Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm;

Prej 1 janarit 2024, profesionistët e lirë që operojnë në gjithë vendin, do të tatohen me dy fasha:

  • 15% kur fitojnë deri në 14 milionë lekë
  • 23 % kur fitojnë mbi këtë shumë

Nga 1 janari 2024, të gjithe personat fizikë, tregtarë apo të vetëpunësuar të profesioneve të lira, nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me zero tatim, por do të tatohen me fitimin e deklaruar nga biznesi. Deri ne 14 milione në vit, me normën tatimore deri në 15 % dhe 23 %për fitimin e  deklaruar mbi fashën e 140 milionë lekëve në vit, pas shpenzimeve të zbritshme.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top