E martë, 26 Maj, 2026
Ekonomi

Rritet sërish vlera e kripto-valutës. Bitkoini shkon më shumë se 60.000 dollarë 1 copë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Vlera e kriptovalutës bitkoin, është rritur për herë të parë mbi 60 mijë dollarë. Ditën e sotme, në mesditë, sipas të dhënave të CoinMarketCap, një bitkoin vlente 60.012,78 dollarë, pra rreth 50.200 euro, me një shtim mbi 5.5%.

Është e disata herë që muajt e fundit bitkoini njeh rritje. Rekordi i mëparshëm u arrit më 28 shkurt, kur vlera e tij shkonte tek rreth 58.000 dollarë (rreth 48.500 euro).

Gjashtë muajtë e fundit, cmimi i një bitkoini është rritur me 350%.

Bitkoini mori një shtysë të fortë në shkurt, kur multimiliarderi Elon Musk, pronari i Teslës, tha se kishte investuar 1.5 miliarë në valutën dixhitale (1.25 miliardë euro) e se kush dëshironte, mund të përdorte edhe kriptovalutë për blerjen e Teslës.

Investitorët e mëdhenj botërorë, po e shohin përherë e më tepër monedhën dixhitale si investim, edhe pse një sërë vendesh janë dyshues ndaj saj.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top