
Në Samitin e G7-ës angazhimi i ministrave ka qenë për të ruajtur balancat globale, duke e vënë theksin tek zvogëlimi i çekuilibrave globalë.
“Angazhimi i ynë ka qenë që secili prej nesh, duke marrë parasysh rrethanat kombëtare, mandatet tona përkatëse të brendshme dhe këshillat politike të FMN-së, të promovojë politika specifike që nxisin rritje të ekuilibruar dhe stabilitet makroekonomik. Në veçanti, vendet me deficite të mëdha të jashtme dhe të vazhdueshme, duhet të zbatojnë politika që përfshijnë mbështetjen e kursimeve të brendshme dhe konsolidimin fiskal. Vendet me teprica të mëdha të jashtme dhe të vazhdueshme duhet të forcojnë burimet e brendshme të rritjes.
Ministrat e Financave të G7 theksuan gjithashtu nevojën për të arritur “rritje globale të balancuar dhe të qëndrueshme, duke zvogëluar çekuilibrat globale”, një temë e dashur prej kohësh për administratën amerikane, duke iu referuar suficitit në tregtinë e mallrave të vendeve si Kina dhe Gjermania, si dhe BE-së. “Çekuilibrat globalë të llogarisë rrjedhëse rrjedhin kryesisht nga dinamikat themelore midis kursimeve dhe investimeve,” thanë ministrat dhe guvernatorët e G7. “Ne biem dakord për nevojën për t’i adresuar këto çekuilibra, gjë që është në interesin e përbashkët të ekonomive me suficit dhe atyre me deficit. Pa ribalancim në kohë, çekuilibrat e mëdhenj dhe të vazhdueshëm mund të nxisin tensione të mëtejshme tregtare, duke u zgjidhur në mënyrë të çrregullt, përfshirë kanalin financiar.”
“Ne mbetemi të përkushtuar,” shpjeguan Ministrat e Financave të G7, “për të monitoruar nga afër këto ndikime në rritjen globale dhe kushtet e tregut financiar,” dhe “ripohojmë angazhimin tonë për tregje energjie dhe mallrash të tjera, që funksionojnë mirë, që janë të qëndrueshme dhe transparente, duke nxitur kushtet për menaxhimin e duhur të ofertës dhe kërkesës globale. Ne i nxisim të gjitha vendet të shmangin kufizimet arbitrare të eksportit dhe theksojmë rëndësinë e flukseve të sigurta tregtare.” Duke parë përpara, Ministrat e Financave të G7 theksuan “rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë së ekonomive tona, përmes diversifikimit të zinxhirëve të furnizimit”.

