E hënë, 12 Tetor, 2026
Ekonomi

VIKTIMË E MIKROKREDIVE/ Ja si u bë 4.8 milionë lekë, kredia 76 mijë lekshe e Pal Trashajt

· 2 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas të dhënave që vijnë nga Lezha bëhet me dije se Pal Trashaj kishte një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 76 mijë lekëve. Kredinë e Pal Trashajt e kishte blerë MCA, e cila kërkonte 4.8 milionë lekë, duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte. Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij nga përmbarues, për të cilët më herët kishte bërë një padi civile në Gjykatën e Lezhës. Ai pretendonte se kredinë e kishte shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme.

Pal Trashaj është një nga viktimat e shumta të mikrokredive, por dosja e tij nuk është objekt i hetimeve të SPAK.

Ndërkohë në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë. Në muajin maj të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur 9 masa sigurie, 5 “arrest në burg” dhe 4 “arrest në shtëpi” për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ pasi janë përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë.

Mobileri

Si shembull për përmasat e skandalit me mikrokreditë prokuroria sjell rastin kur Micro Credit Albania, i ka sekuestruar një personi, 14 pasuri të paluajtshme për rreth 348 mijë lekë detyrim të prapambetur.

Sipas prokurorisë 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.3 milionë euro. Ata përdornin një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerjeje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top