Në fjalën e tij që është duke e mbajtur në Kuvend, kreu i qeverisë Rama ka shprehur gatishmërinë e Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me opozitën, për çështje që ata i kanë merak dhe nuk i bëjnë dëm vendit.
Mes të tjerave, Rama theksoi edhe se bashkëpunimi do të arrihej vetëm përmes komunikimit mes palëve dhe aspak me urdhëra e kërcënime, e po ashtu, se nuk do të pranonte më ndërmjetës të huaj për zgjidhjen e krizave në vend.
Jemi të hapur të bashkëpunojmë për ato gjëra që ju i keni merak e nuk i bëjnë dëm vendit, tha Rama. Vetëm mbani parasysh se me udhrëra dhe me kërcënime, nuk keni për të arritur asnjë herë gjë me ne. Me komunikim po. Nuk do pranojmë më asnjë ndërmjetësues të huaj për zgjidhjen e krizave. Ato zgjidhen alla shqiptarce, ne me ju, e jo duke folur anglisht, por shqip, theksoi Rama, teksa në vijim pritet të parashtrojë programin politik të PS.