
Harry dhe Meghan Markle kanë festuar përvjetorin e tyre të 8 në shtëpinë e tyre, së bashku me fëmijët Archi dhe Lilibet.
Harry, 41 vjeç, dhe Meghan, 44 vjeç, të cilët u zhvendosën në Montecito Kaliforni në vitin 2020, pasi u larguan nga rolet e tyre si anëtarë të familjes britanike, kujtuan me dashuri ditën e tyre madhe
Duke ndarë një seri videosh dhe fotosh nga përvjetori i tyre në Instagram Stories, Meghan nxori fillimisht një klip të bashkëshortit të saj e të fëmijëve duke kënduar “Gëzuar Përvjetorin Mamasë” me melodinë “Gëzuar Ditëlindjen”, ndërsa ai i dhuronte asaj një tortë të zbukuruar me disa qirinj.
Archie, 7 vjeç, dhe Lili, 4 vjeç, dëgjohen duke kënduar së bashku në sfond, ndërsa babai i tyre ecën drejt Meghanit me tortë, në kuzhinën elegante të dyshes, e cila shërbente si sfond për festën e tyre të improvizuar.
Ndërsa fëmijët e tyre këndonin “fryjini, fryjini”, Harry dhe Meghan shijuan një përqafim të ëmbël, përpara se më në fund të shuanin qirinjtë e ëmbëlsirës me limon dhe lule shtogu.

