E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Gjykata dënon Sarkozinë për korrupsion. Dënimi i dytë ky, në nivele kaq të larta të qeverisjes franceze, pas atij të Zhak Shirakut në 2011-n

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ish  presidenti francez Nikola Sarkozi është dënuar me tri vjet burg për korrupsion. 66 vjeçari është deklaruar fajtor, pasi kishte tentuar të korruptonte një gjyqtar, duke i ofruar punë prestigjoze në këmbim të informacioneve për një tjetër procedim penal ndaj Sarkozisë.

Sarkozi është i pari ish president që merr një dënim të tillë, ndaj pritet ta apelojë. Sipas gjykatësit, ai mund ta vuajë një vit në shtëpi,  i pajisur me një monitorues elektronik.

Ai e dinte se po vepronte gabim,  mësohet të jetë shprehur gjykatësi, duke shtuar se veprimet e tij dhe ato të avokatit të tij, i kishin dhënë publikut një imazh vërtet të keq për drejtësinë në vend. Krimet u klasifikuan si përdorim i pushtetit dhe dhunim i sekretit profesional, duke e shndërruar këtë dënim në një pikë referimi sa u takon ligjeve të Francës së pas luftës, e cila ka njohur deri më tani vetëm një precedent të ngjashëm, atë të Zhak Shirakut, i cili u dënua se kishte organizuar punime false për aleatët, kur kishte qenë në krye të Bashkisë së Parisit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top