• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E premte, 9 Qershor, 2023
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Analiza
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Hetimi
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Vendi
    “Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

    “Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

    Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

    Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

    Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

    Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

    Lumturi Blloshmi, artistja që mposhti të parathënën

    Nga Prof. Çapajev Gjokutaj: “Inteligjenca artificiale në shqip, do vazhdojë të dërdëllisë edhe për shumë kohë si e ëma e Zeqos…

    LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

    LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

    Përjashtimi i deputetëve dhe ministrave nga rritja e menëjherëshme e pagës/ Rama: “Nuk e votoj, po nuk u bë për të tërë”

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    Genc Pollo për incidentin himariot: “Precedent shumë i rrezikshëm në shtetin shqiptar”

    Genc Pollo për incidentin himariot: “Precedent shumë i rrezikshëm në shtetin shqiptar”

    “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Program-shkrues,  a keni menduar ndonjëherë si do ta angazhoni diasporën shkencore? Nga Irena Beqiraj

    “Autobuzi falas i Belos” nga Irena Beqiraj

    “Prokuroria, policia dhe rasti i Diana Bahçesë”, nga av. Dorian Matlija

    “Prokuroria, policia dhe rasti i Diana Bahçesë”, nga av. Dorian Matlija

    “Që një burrë të jetë ekonomikisht më i vlefshëm se gratë, duhet të jetë në rangun e Elon Musk ose Jeff Bezos”, nga Klodian Tomorri

    “Që një burrë të jetë ekonomikisht më i vlefshëm se gratë, duhet të jetë në rangun e Elon Musk ose Jeff Bezos”, nga Klodian Tomorri

    Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni

    Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni

    “Mesi është shqiptar!” Satirë nga Lutfi Dervishi

    “Patronazhistët e ekraneve…”, nga Lutfi Dervishi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Opinion

Fuga kundër Akademisë: arritja e imunitetit të tufës, ”fake news me veshje shkencore”

nga MetropolPost
17 Janar, 2021
në Opinion
Fuga kundër Akademisë: arritja e imunitetit të tufës, ”fake news me veshje shkencore”
1
SHPERNDARJE
38
SHIKIME

« Arritja e imunitetit të tufës » që merr përsipër pa asnjë kompetencë institucionale Akademia e Shkencave është një fakt që sot as mund të provohet dhe as mund të hidhet poshtë, pra sipas teorive të falsifikacionizmit të përpunuara nga filozofia e shkencës nuk përbën një fakt shkencor, dhe i ka të gjitha rrugët e hapura për t’u shëndruar në një « fake news » me veshje shkencore.

Prandaj deklarime nga burime zyrtare të Akademisë të Shkencave për krijimin e « imunitetit të tufës » janë të pabesueshme, të hedhura në mënyrë të pavërtetuar shkencërisht, dhe të dëmshme për politikat e ruajtjes të shëndetit publik.

Kështu ndodh kur informacioni shkencor integrohet në strategji marrëdhëniesh publike në shërbim Pas një kërkimi të bërë nga persona të veçantë mbi gjendjen e përhapjes të pandemisë të Covidit19 në popullsinë e Shqipërisë, dhe rezultateve që ata komunikuan ditët e fundit, nga burime që vishen me autoritetin e Akademisë të Shkencave, në ndonjë media, në datën 15 Janar 2021, u anoncua se është arritur « Imuniteti i Tufës » në lidhje me virusin në fjalë.

Përsa më sipër, si anëtar i asaj Akademie Shkencash, deklaroj distancimin tim personal nga deklarimet në fjalë, duke i konsideruar ato të pambështetura mjaftueshëm për të qenë të besueshme, metodologjikisht të pa vërtetuara me transparencën e kërkuar dhe të deklaruara me nxitim, pa respektuar deontologjinë e kërkimit shkencor.

Edhe gjatë vitit 2020, Akademia e Shkencave duke pretenduar se po përdorte metoda simulimi prediktiviteti shkencor, në gjysmën e parë të atij viti, deklaroi se sipas parashikimeve të saj pandemia do të vinte duke e ulur kurbën e potencialit të vet infektues brenda gjysmës të parë të vitit të kaluar. Në atë kohë jam distancuar nga këto parashikime që më janë dukur në erë sepse sikurse kam theksuar publikisht të dhënat e përdorura nga individë të veçantë të venë në punë me nxitim dhe në mënyrë amatoreske brenda Akademisë të Shkencave ishin edhe në atë kohë të pabesueshme dhe të pakonfirmuara shkencërisht. Nga ana tjetër, sikurse theksonin shkencëtarët më të mirë të kohës në botë, e gjalla, pra evolucioni dhe përhapja e virusit nuk mund të parashikoheshin matematikisht apo me simulime informatike sepse ai kishte shkallë të lartë spontaneiteti dhe pësonte ndryshime në përhapje nga njera fazë te tjetra.

Variablet e pavarura që ndikonin përhapjen e pandemisë ishin aq të shumta dhe aq të panjohura,sa do të ishte një naivitet fëmijënor të pretendohej një parashikim si ai që koha e tregoi si fallcitet. Koha e vërtetoi se ky parashikim ishte i gabuar dhe do të kishte qenë me pasoja të rënda për shëndetin publik dhe ekonominë nëse do të ishte marrë në konsideratë seriozisht.

Pa u harruar ende ajo që ndodhi, pa iu kthyer në mënyrë kritike prediktimit të gabuar të mëparshëm, Akademia e Shkencave bën tani gabimin e radhës sepse ka disa ditë që merr përsipër institucionalisht, çka nuk ndodh askund në botën e qytetëruar, të certifikojë, rezultatet e një studimi të bërë nga persona të veçantë që në fakt janë në të drejtën e tyre të hulumtojnë sipas asaj që mendojnë. Duke humbur neutralitetin e institucionit, Akademia e Shkencave për qëllimet e saj, i vendos vulën zyrtare këtyre studimeve individuale, pa pasur asnjë argument, asnjë kompetencë dhe asnjë të drejtë ligjore që të zyrtarizojë rezultate të caktuara kërkimesh individuale.

E para, sepse, Akademia e Shkencave nuk duhet të angazhohet në përgjegjësira për të cilat në asamblenë apo seksionet e saj nuk ka në tërësi autoritete të mjaftueshme kompetente për t’i marrë përsipër. Historianë, filozofë, inxhinjerë, kimistë, etj., anëtarë të Akademisë të Shkencave, dhe të tjerë, veterinierë, agronomë, muzikanë, letrarë, etj., sigurisht nuk mund të certifikojnë studime nga fusha e epidemiologjisë për të bërë pastaj të mundur që Akademia e Shkencave të shprehej zyrtarisht si institucion. Unë distancohem këtej duke mos e konsideruar veten kompetent të certifikoj asnjë studim që del nga fusha ime e kompetencave shkencore. Nuk dua të ndodhi sikurse ka argumentuar Gustav Le Bon, një shekull më parë, që edhe një grup akademicienësh kur dalin nga fusha e tyre e kompetencave, përbëjnë një turmë po aq irracionale sikurse çdo turmë tjetër në rrugë. Por, Asambleja fatmirësisht nuk ka certifikuar asgjë nga këto që deklarohen.

Nga ana tjetër, Akademia e Shkencave nuk ka ndërmarrë asnjë procedurë oponence ndaj rezultateve të studimit në fjalë, që do të ishte më e pakta detyrë e vet institucionale.

Në deklaratën e vet për mediat, ku Akademia e Shkencave zyrtarizon rezultatet e një studimi të bërë nga persona të veçantë, ajo deklaron se duhen muaj që të shkruhet raporti përfundimtar i studimit duke u nxituar pra të paraqesi të dhëna të pastrukturuara nëpërmjet arsyetimeve të plota shkencore dhe të panënshtruara gjykimit publik, që është kërkesa e parë e një shkence të vërtetë transparente dhe të besueshme.

Për më tepër, duke u bazuar në të dhëna shumë të diskutueshme në planin metodologjik, burime jashtë çdo kompetence institucionale, duke humbur cdo neutralitet institucional, dhe që paraqiten si burime zyrtare të Akademisë të Shkencave, deklarojnë në media pa përgjegjësinë e duhur qytetare dhe deontologjike se është « arritur i famshmi imunitet i tufës ». Sikur kjo deklaratë të vinte nga persona të veçantë kompetentë do të ishte gjysma e së keqes. Por kur kjo deklarohet zyrtarisht, atëhere përgjegjësia e çdo anëtari të Akademisë të Shkencave është individualisht dhe kolektivisht tejet e rëndë për të heshtur.

Kjo deklaratë bëhet sikundër u tha bazuar në një kërkim që ende nuk i ka kaluar fazat e besueshmërisë, pa oponencë dhe të papranuar ende nga komuniteti i njerëzve të shkencës apo i shërbimeve mjeksore në këtë fushë.

Aq më tepër asnjë vend sado i përparuar në teknologji dhe në dijet dhe infrastrukturat mjeksore nuk ka arritur të deklarojë kompetencën e vet për ta shpallur një gjë të të tillë. Vende europiane të zhvilluara sot kanë përforcuar masat mbrojtëse përpara variantit anglez dhe atij afrikano-jugor të virusit që kërcënojnë me një shkallë edhe më të lartë infektimi. Askush nuk e di se sa kanë mundësi mbrojtëse për organizimin njerëzor antitrupat e prodhuara te ata që e kanë kaluar sëmundjen e Covid 19. Pas një kohe nuk përjashtohet që ata të jenë përsëri pa imunitetin e duhur. Edhe sikur 50 përqind e popullsisë të jetë përkohësisht e imunizuar, 50 përqind të tjerët rrezikojnë të sëmuren, duke na shkaktuar qindra vdekje, pasoja shëndetësore që ende nuk dihet se cilat janë në të një institucioni. Në vend që Akademia ee Shkencave të hapet drejt instituteve dhe komunitetit të mjekëve të vendit, drejt shërbimeve të specializuara, për të bashkëpunuar me to, ka zgjedhur rrugën e anoncimeve që nuk përmbushin kriteret shkencore.

Rruga e drejtë do të ishte pikërisht që pushteti publik të mobilizonte komunitetin shkencor dhe të shërbimeve të specializuara për të diagnostikuar me seriozitet, jashtë qëllimeve joshkencore, gjendjen e epidemisë në vend. Ne na duhet të shtojmë të gjitha procedurat e testimeve, si edhe të respektojmë masat mbrojtëse, duke bërë çmos që të ndjekim rrugën e kombeve të përparuar për të zotëruar mundësinë e një vaksinimi vullnetar, të besueshëm, transparent sikundër vaksinimi kundër gripit, poliomelitit, difteritit, etj., kanë shpëtuar dhe vazhdojnë të mbrojnë miliarda njerëz në botën e sotme.

Ju faleminderit !

Tags: Akademia e ShkencaveAlban YlliArtan FugaGenc SUlcebeImunizimi i tufesopinionstudimi
Shkrimi Paraardhës

Akademia e Shkencave: 50% Tiranës ka fituar imunitet

Shkrimi Pasardhës

Navalny mbërrin në Rusi. Arrestohet sapo zbret në aeroport

Shkrime të Tjera

Motivi i skëterrës tek Kadareja/ Përpjekje për t’iu qasur të vërtetës së një shkrimtari, nga Albana N. Lekaj* (pjesa I)
Studimi

Motivi i skëterrës tek Kadareja/ Përpjekje për t’iu qasur të vërtetës së një shkrimtari, nga Albana N. Lekaj* (pjesa I)

19 Maj, 2023
“Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj
Opinion

“Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

27 Prill, 2023
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

20 Prill, 2023
“Prokuroria, policia dhe rasti i Diana Bahçesë”, nga av. Dorian Matlija
Opinion

“Prokuroria, policia dhe rasti i Diana Bahçesë”, nga av. Dorian Matlija

22 Mars, 2023
Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni
Opinion

Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni

1 Mars, 2023
“Mesi është shqiptar!” Satirë nga Lutfi Dervishi
Opinion

“Patronazhistët e ekraneve…”, nga Lutfi Dervishi

26 Janar, 2023
“Pse janë varfëruar shqiptarët?” Nga Artan Fuga
Analiza

“Big Brother” çelës kopil për të kuptuar shoqërinë. Mos e shani, ndryshe nuk keni kuptuar gjë”, nga Artan Fuga

21 Janar, 2023
Studimi

Studimi/ Alienët ekzistojnë, por nuk komunikojnë me Tokën se nuk shohin mjaftueshëm inteligjencë

4 Janar, 2023
Akademiku Fuga “Është urgjente një kongres arsimi, sepse po bëhemi gjithnjë e më tepër budallenj!  Prindër zgjohuni!”
Opinion

“Prindi 1, prindi 2, dhe lojërat pa shije!” Artan Fuga

3 Janar, 2023

Ndërlidhu

https://youtu.be/QWZhDpgBxE4
VIDEOJA E DITES

Më të lexuarat

  • 2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

    2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

    6 shpërndarje
    Share 2 Tweet 2
  • Virusi gojë-këmbë-dorë që po qarkullon aktualisht tek fëmijët/ Çfarë duhet të kenë kujdes prindërit? Pediatrja Ilsa Mula Kraja shpjegon

    86 shpërndarje
    Share 34 Tweet 22
  • Leksikografit Ferdinant Leka për 7 mars, nga prof.dr. Diana Kastrati

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Kastrati krijon 2 kompani të tjera për veprimtari në fushën e Aviacionit Civil

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1

Lajmet e fundit

“Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

“Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

7 Qershor, 2023
Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

6 Qershor, 2023
Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

6 Qershor, 2023
Për të tërë ata që s’mund të mbajnë një dietë fikse/ Ja ç’duhet të konsumojnë

Për të tërë ata që s’mund të mbajnë një dietë fikse/ Ja ç’duhet të konsumojnë

5 Qershor, 2023
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In