E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Edhe Hollanda pezullon AstraZeneca-n

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Së fundmi edhe Hollanda ka pezulluar AstraZeneca-n, duke u renditur kështu në grupin e shteteve europiane që e kanë pezulluar këtë vaksinë, për shkak të shqetësimeve mbi efektet e mundshme anësore.

Edhe pse pak ditë më parë institucionet e saj shëndetësore janë shprehur se kjo vaksinë nuk është problematike, mediet në vend bëjnë të ditur se masa është marrë thjesht në shenjë kujdesi, dhe ky pezullim, do vazhdojë të paktën deri më 29 mars.

AstraZeneca është pezulluar për dyshimet e mpirjes së gjakut që shkakton në mjaft vende europiane, si Danimarkë, Norvegji, Bullgari, Irlanë, Irlandë, Islandë, Itali, Austri etj. Më këtë vaksinë në Europë janë vaksinuar rreth 17 milionë persona me dozën e parë, dhe janë raportuar rreth 40 vdekje.

Agjencia Europiane e Barnave, e cila aktualisht po analizon episodet e mpiksjes së gjakut, është shprehur se vaksina mund të vazhdojë të merret dhe se episodet e mpiksjes së gjakut, nuk i kalojnë ato të  vëzgjuarat përgjithësisht në popullësi.

Edhe OBSH-ja, po ashtu si  Agjencia e Barnave Europiane, kanë pohuar se nuk ka asnjë tregues që dëshmon lidhjen e vaksinës me mpiksjet e gjakut.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top