Kreu i qeverisë Rama ka mbledhur ditën e sotme furnizuesit me ushqime në vend, të cilëvë u ka bërë apel për ruajtjen e një status-quoje të cmimeve, duke mos rënduar qytetarin.
Rama bëri me dije që ashtu si dhe për naftën, do të ketë një bord qeveritar që do të caktojë edhe çmimet e ushqimeve në treg, një lëvizje kjo e cila, pavarësisht se bie ndesh me parimet e tregut të lirë, është e nevojshme, në gjykimin e tij, në kohë lufte.
Rama u bëri me dije furnizuesëve se nëse ata shkelnin që nesër e tutje çmimet e vendosura nga bordi qeveritar, do të përballeshin me sanksione të rënda, deri në sekuestrim të mallit.
Rama u kërkoi furnizuesëve të ushqimeve të caktonin një gruo njerëzish që do të negocionin me qeverinë për çmimet e shumicës dhe pakicës, për të arritur në një dakordësim të përbashkët mbi cmimet e ushqimeve bazë.
Kam shumë besim u tha Rama furnizuesve mes të tjerave, se këtë do të bëjmë së bashku, dhe do të jetë një eksperiencë shumë e mirë nga pikpamja humane.