E enjte, 13 Gusht, 2026
Vendi

Bllokohen dy korsitë kryesore Tiranë-Durrës/ Ja oraret dhe datat

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Autoriteti rrugor shqiptar ka bërë me dije se në datat 14 dhe 15, për hir të punimeve në mbikalimin e Kasharit, autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet në të dyja korsitë.

Sa më poshtë njoftimi i plotë i ARRSH-së

‼️Njoftim‼️

Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës.

Gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.

Mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.

🙏Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top