E enjte, 18 Qershor, 2026
Lajme

Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ja detyrat që i takojnë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Shqipëria sapo është bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit, një prej organizmave më të lartë për ruajtjen e paqes në botë. Në fjalën e saj, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, e cilësoi një gjë të tillë si ngjarje historike, sepse gjatë 64 viteve jetë të Këshillit të Sigurimit, është e para herë që Shqipëria bëhet pjesë e saj.

.

Duke qenë se Këshilli i Sigurisë së  Kombeve të Bashkuara, është një organ i Kombeve të Bashkuara, i ngarkuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, në përputhje me parimet dhe qëllimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë dy vite pjesë e saj, nga fillimi  i 2022-it, deri në fund të 2023-it, Shqipërisë do t’i duhet të:

  1. rekomandojë zgjidhje për problematika të ndryshmë apo termat mbi dakortësi të ndryshme;
  2. të planifikojë ndërtimin e një sistemi rregullues të armativeve;
  3. të shquajë kërcënimet që i bëhen paqes apo akte sulmi, dhe të rekomandojë veprimet që duhet të ndërmerren;
  4. të ftojë përfaqësuesit të zbatojnë sanksione ekonomike dhe masa të tjera, që nuk përfshijnë përdorimin e forcës, për të parandaluar apo ndalur sulmin;
  5. të ndërmarrë aksione usharake, ndaj çdo sulmi të mundshëm;
  6. të rekomabdojë pranimin e anëtarëve të rij;
  7. të ushtrojë funksionet e administrimit në mirëbesim në hapësirat strategjike të Kombeve të Bashkuara;
  8. t’i rekomandojë Asamblesë së Përgjithshme emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm, e, së bashku me të, të zgjedhë gjyqtarët e Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë.
Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top