E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Marrëveshjet e Ramës në Ankara: fabrikë për 7 lloje vaksinash, dronë inteligjentë për kontrollin e gjithë territorit shqiptar

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka qenë me sa duket një ditë e suskseshme kjo e sotmja për kreun e qeverisë Rama, për shkak se, siç ka rrëfyer edhe në fejsbukun e tij, ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh nga takimi me palën turke në Ankara.

Ndërtimi i fabrikës së 7 llojeve të vaksinave; Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et dhe kërkimin shkencor; sistemi  i kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale, mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet; reforma spitalore;  çelja e filialit të Universitetit teknik të Stambollit; një tjetër fakultet i Mjekëssë dhe infermierisë pranë Spitalit Rajonal të Fierit; reformimi i politikave të strehimit, një sërë restaurimesh në Berat e Gjirokastër, kanë qenë disa nga pikat që ai ka listuar në njoftimet e tij.

Kujtojmë që pak kohë më parë Rama e shpalli Turqinë Partner Strategjik, një lëvizje politike kjo, e cila u pa me jo pak dyshim nga Bashkimi Europian.

Statuset e plota të Ramës:

Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare

Ankara – Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:

• Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)

• Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)

• Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)

• Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top