E shtunë, 11 Korrik, 2026
Lajme

Lind 27 javëshe, foshnja fiton betejën për jetën

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka fituar betejën për jetën foshnja me emrin Enxhi, e cila ka ardhur në jetë në javën e 27, me peshën vetëm 1 kg.

Lajmin e bën të ditur Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë, e cila njofton se pas 50 ditëve shumë të vështira në terapi intensive, foshnja ka fituar betejën për jetën.

Statusi i plotë i Manastirliut:

Pas 50 ditësh shumë të vështira në terapi intensive, Enxhi i vogël që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gr, e ka fituar betejën për jetën. Super punë dhe përkushtim i ekipit të mjekëve dhe infermierëve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top