E enjte, 28 Maj, 2026
Bota

Amerika rrezikon kaosin. Deklaratat për vjedhjen e votave dhe sulmi në Capitol Hill, nxitëse për ekstremizmin vendas

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Shërbimet e Inteligjencës Amerikane, kanë pohuar përmes një raporti ditën e sotme, se gjasat janë që deklaratat  për vjedhje votash gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale apo sulmi ndaj Capitol Hill, të  stimulojnë më tepër dhunë gjatë  këtij viti.

Raporti qe kërkuar prej Shtëpisë së Bardhë në janar të këtij viti dhe u përgatit prej Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Departamentit për Sigurinë e Brendshme dhe Departamentit të Drejtësisë.

Në këtë raport, thuhet shprehimisht se  ‘deklaratat për mashtrim në zgjedhjet e fundit presidenciale’, dhe ‘ndikimi-nxitës i dhunës në Capitol Hill, do t’i shtynë me patjetër ekstremistët vendas të përfshihen në akte  dhune gjatë vitit në vijim’.

Raporti i ndan ekstremistët vendas në kategori të ndryshme, ku  përfshihen ata racorë, kundërshtarët e ligjit dhe rendit, ata të kafshëve, ambientalistët, ata kundër aborteve, etj.

Kërcënimët më vdekjeprurëse, thuhet në këtë raport, rrezikojnë të na vijnë nga ekstremistët e dhunshëm racorë ose entikë.  Me shumë gjasa, të parët mund të ndërmarrin sulme ndaj  qytetarëve, ndërsa  të të tjerët, kundër qeverisë në fuqi.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top