Një prej pikave problematike në progres-raportin e paraqitur prej KE-së për 2021, qe edhe liria dhe pavarësia e mediave, të cilat sipas raportit në fjalë ishin ende në pikëpyetje. Ndërkaq, kreu i qeverisë ka Rama shprehur mosdakordësinë e tij mbi këtë gjë, duke e cilësuar tregun mediatik shqiptar edhe më të lirë seç duhej, liri e cila shpesh, në gjykimin e tij. Shkon deri në kufijtë e shpifjes.
Unë nuk jam dakord personalisht as me atë që thotë raporti, tha Rama, as me idenë që këtu liria e medias është në pikëpyetje. Nëse ka një vend ku mund të thuash ç’të duash e mos të të hyjë gjemb në këmbë, e madje mund të shkosh përtej kufijëve të imagjinatës, duke sajuar për kë të duash, ky vend quhet Shqipëri, por nga ana tjetër, pavarësisht se unë nuk jam dakord, përgjegjësia ime, dhe përgjegjësia jonë në tërësi, është që të kuptojmë se në këtë familje ka disa koncepte, ka disa mënyra të të parit të gjërave, që ne duhet t’i bëjmë tonat.
Në aspektin e ligjit antishpifje, ne nuk e kemi çuar përpara, se për cfarë është tani shqetësimi, kur ai nuk ekzsiton, nuk e di. Nëse më thotë se kemi shqetësim për pavarësinë e TVSH-së, nuk e di kur ka qenë ndonjëherë në histori më i pavarur, se tani bën çfarë të dojë dhe nuk ka asnjë ndikim, asnjë komunikim mes nesh madje, është njësoj si gjithë të tjerët, megjithatë ne e dëgjojmë, adaptohemi, është proces.
Sa më takon mua, këtu niveli i shpifjes është në nivelin e vet më të lartë. Nuk ekziston një liri shpifjeje, mendoj unë, të paktën me sa shoh unë, se nuk ndjek gjithë vendet e botës, nuk ekziston. Liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin më të lartë. A është kjo liri e medias? Mua nuk më duket, por do adoptohemi, nuk kemi dy rrugë, se qëllimi është të hyjmë në këtë familje. Mua nuk më pëlqen, nuk e fsheh, qasja e tyre në raport me situatën e shpifjes në Shqipëri, por ça të bëj…u shpreh Rama lidhur me vërejtjet e bëra në raport.