E martë, 26 Maj, 2026
Reportazh

Bjerrja e Tiranës së vjetër. Kullat që po rriten në qendër të kryeqytetit

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Teksa udhëton nëpër qendrën e Tiranës, është e pamundur të mos vësh re kullat gjigande që po jetësohen në qendër të saj. Trafik, ndërtesa modeste të kohës së Enverit që po zhvoshken nga koha, ndërtesa të kohës së Zogut a më herët që po bien, dhe kulla, kulla dhe vinça të stërlartë që punojnë, janë panorama më reale e Tiranës sot, me njerëzit që ngucen të gjejnë ndonjë copë vend për të ecur, mes trotuarëve të ngushtë ku derdhen pasagjerët e linjave urbane, mes mallrave e shitësave të dyqaneve që përpiqen të nxjerrin çapën e bukës, e mes biçikletaxhinjëve që sulen në rrugë të tyre vrik, edhe pse zona është e banuar, me shumë pensionistë e fëmijë vërdallë.

Por cilat janë disa nga kullat që po jetësohen aktualisht në qendër të Tiranës?

Sa më poshtë, Metropolpost.al, sjell direkte nga vendndërtimet, ato që spikasin në zemër të kryeqytetit.

Kulla pranë ETC-së

\n\n

Kulla pranë sheshit Skënderbej, mes rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit.
Dy kullat në hyrje të Myslym Shyrit.
Kulla pas Sahatit të Tiranës dhe Bashkisë Tiranë.
Pallate të larta tek rruga e Kavajës
Tiranë, rruga e Dibrës, tetor 2021.

Copyright Metropolpost.al

Ndalohet ribotimi pa cituar si burim MetropolPost.al

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top