E shtunë, 13 Qershor, 2026
Politikë

Qeverisja/ Rama bën ndryshime të reja në qeveri

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve

Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin në detyrë të Vilma Premtit si zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Po ashtu, në detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë është emëruar Elona Hoxha, ndërsa Besjan Kadiu është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkohë, është liruar nga detyra e Silda Çepe, e cila mbante detyrën si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ana Kapaj, e cila mbante detyrën si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, dhe Klajd Karameta, i cili ishte zëvendësministër i Drejtësisë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top