Ka reaguar mbi fiskalizimin dhe gjobëvënien në mungësë të tij, edhe ish ministri i Ekonomisë Arben Malaj.
Përmes një statusi në fejsbuk, Malaj i bën apel ministrisë të mos shpikë për interesa jot ë sinqenrta, parime të tjera ekonomike, siç është kjo e gjobave të rënda, të cilat, siç edhe e sqaron Malaj, kanë rezultuar jo të efektshme, sa herë qeveria në pushtet i ka zbatuar.
Biznesi, shkruan Malaj, duhet t’i paguajë detyrimet sipas: (a) “cash flow/hyrjeve të ardhurave; (b) me koston e tij më të ulët për taksapaguesit dhe (c) kostot sa më të vogla edhe të taksa-mbledhësve. Këto janë parime të arta të taksimit të qartësuara nga Adam Smith, që në shekullin e 17-të. Mos shpikni për interesa jo të sinqerta parime të tjera siç është absolutizimi i efekteve të gjovave sa më të rënda.
Personalisht mbështes çdo reformë në çdo aspekt të qeverisjes online që garanton tre parakushte jetike:
(1) nuk rrit asnjë kosto direkte dhe indirekte për përdoruesit e këtyre shërbimeve online sidomos për tatimpaguesit, bizneset dhe individët;
(2) që rrit shpejtësinë dhe cilësinë e nder dhe bashkëveprimit midis përfituesve fundorë – dhe agjensive publike dhe
(3) që nuk dëmton sado pak moralitetin e taksave – pra që qëllimi i vërtetë është përfitimi i përdoruesve nga efektet pozitive të reformave dhe jo kompanitë e favorizuara vendase apo të huaja për fitime të garantuara dhe të larta.
Ky projekt që është shtyrë disa herë vërteton shqetësimin e taksapaguesve për:
(1) kostot jo të lehta direkte dhe indirekte:
(2) qeveria ka shkelur një nga detyrimet ligjore që për çdo ligj duhet të masë dhe qartësojë publikisht efektet përfituese ose kostot e tij por jo me paragrafe copy-paste por me shifra të monitorueshme;
(3) qeveria fshehu në parlament se sa do të ishte në milidra lekë përfitimi nga efektet direkte dhe indirekte të fiskalizimit;
(4) qeveria me vetëdije fsheh transparencën e këtyre shifrave që të pengojë monitorimin e “sukseseve” të reformave nga ekspertë dhe Organizata Jo Qeveritare jashtë favorizimit qeveritar;
(5) nëse të ardhurat nga fiskalizimi do të ishin aq të mëdha sa qeveria deklaron me fjalë – individët, bizneset e vogla dhe të mesme vitet e para, nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë dhe kur të binden se fiskalizimi ndihmon edhe menaxhimin më mirë të bizneseve të tyre, do të rritet vullnetshmëria e përdorimit të sistemeve “moderne” fiskalizuese, në një treg konkurues të ofrimit të tyre me cilësi të mirë dhe kosto të ulët të pajisjeve dhe mirëmbajtjes;
(6) qeveria ka dështuar disa herë me imponimin me dhunën e gjobave për ta luftuar informalitetin dhe evazionin;
(7) dështimi vjen kryesisht nga moraliteti i ulët i pagimit të taksave, kur qeveritë akuzohen nga taksapaguesit, nga raportet, indekset dhe institucionet ndërkombëtare për korrupsion dhe kapje të shtetit ;
(qeveria ka treguar se për përfitime politike/vota dhe për përfitime abusive, dhe të nxitura nga arroganca, babëzia dhe kapja e shtetit, ka bërë herë pas here falje të gjobave. Pra ajo e keq përdor penalizimin, jo për të luftuar informalitetin, por për të rritur pushtetin e saj abuzues.
Kjo analizë mund të thellohet dhe plotësohet si me argumenta dhe me rastet e dështimeve të përsëritura në administratën publike dhe fiskale, përfundon Malaj.