E hënë, 15 Qershor, 2026
Lajme

Matura 2021/ Akademiku Fuga kundër uljes së kufirit minimal të pikëve. “Ç’bëhet kështu? Asnjë tezë nuk dinë të bëjnë gjytyrymat?”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka reaguar pas deklaratës së ministres Kushi, edhe akademiku Artan Fuga, i cili në një status të tijin këmbëngul se qasja e ministrisë së Arsimit dhe ministres për uljen kufirit minimal të pikëve për çdo notë, është i gabuar, dhe se nëse pyetjet janë gabim anulohet konkurësi dhe nuk ndryshohet korrigjimi.

Çfarë bëhet kështu? shkruan Fuga në faqen e tij në fejsbuk.  Asnjë tezë provimi nuk dinë ta bëjnë? Sa bëjnë 2 edhe 2?

Ka filluar një yrnek i ri.  Qysh nga viti që kaloi!  

Maturantë, ndofta me të drejtë, protestojnë për testin e maturës pas provimit përpara ministrisë, dhe nga ministria vjen përgjigja : “Mos kini merak se po pati teprime testi do i korrigjojmë ndryshe përgjigjet!”

Hahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahaha!

Ku shkojmë kështu? Edhe ushtrimet e matematikës mbi bazën e politikës do t’i korrigjojmë? Mbi bazën e manifestuesve në shesh!

Imagjinoj një skenë:

Sa bëjnë 2 plus 2?

Prit pak sa të shoh nga penxherja!

Atje poshtë turma që thërret: Pesëëëëë!

2 plus 2 bëjnë 5 atëherë!

Po këta që thonë se bëjnë 4?

Ata na e kanë me t’futme!

Ore sa bëjnë vërtetë?

Nëse pyetjet janë të gabuara, anullohet konkursi a provimi, nuk ndryshohet korrigjimi. Provimet e maturës nuk janë si procese elektorale, ku ndryshohet proces-verbali i votimit!

Çfarë bëhet mo kështu? Asnjë tezë provimi nuk dinë të bëjnë gjytyrymat?, përfundon akademiku Fuga.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top