Është nënshkruar mbrëmjen e sotme në Bruksel marrëveshja për koordinimin e tekologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë.
Në fjalën e rastit, Sekretari Amerikan i Shtetit i shprehu Ramës vlerësimin e sidomos besimin në lidershipin e tij për ta udhëhequr këtë koordinim, të cilin ai e cilësoi tejet të rëndësishëm
Ju falenderoj së pari që jeni sot këtu, i tha Blinkeni, Ramës, por çfarë është më e rëndësishme, ju faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Mendoj që po vendosni një shembull mjaft të fortë për të tjerët sot, për nevojën për t’u siguruar që kur bëhet jalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi, të punojmë me shitës të besuar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Është një mesazh shumë fortë për t’ju dërguar të tjerëve dhe ç’është më e rëndësishme, ju jemi mirënjohës që Shqipëria dhe Shba kanë bërë së basku në fusha të ndëryshme përfshi edhe stërvitjen defender 21 që është përmbushur me kaq sukses. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e SIgurimit të Kombeve të Bashkuara. Kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje, dhe, në të gjitha aspektet, ky partneritet bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë.
Ndërkaq Rama e cilësoi këtë moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, duke shprehur dëshirën që pas tij, edhe vende të tjera të Ballkanit t’i shkojnë pas.
Për mua dhe për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm, tha Rama, sepse siç ju e dini, e kemi marrë këtë nismë nga ana jonë qysh prej viteve, duke u kërkuar edhe të tjerëve, vendeve në rajon, që të bëhen pjesë, dhe që të gjithë së bashku të bëjmë një përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi, dhe për ta vënë këtë korridor komunikimi të shërbimeve shumë kritike, në duart e qytetarëve të Shqipërisë, forcave të sigurisë, dhe të mos lejojmë që të mos kompromentohet nga aktorë të tretë, që ndonjëherë janë edhe aktorë dashakeq. Ndaj është përherë krenari për shqipërinë që të jetë krah jush. Shpresoj shumë që të gjithë së bashku ne të mund t’i bindim edhe miqtë të tjerë në rajon, për t’u bërë pjesë e kësaj.
Kujtojmë që Shqipëria është e para që e ndërmerr një hap të tillë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e po ashtu, që jo shumë kohë më parë, Sekretari i Shtetit Ameriakn Anthony Blinken, shpalli “non grata” liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.