• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E shtunë, 21 Qershor, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Trump u ndalon  12 vendeve të udhëtojnë drejt Amerikës

    Trump u ndalon 12 vendeve të udhëtojnë drejt Amerikës

    Çfarë është autopena, roboti të cilit i referohet Trump?

    Donald Trump urdhëron të hetohen veprimet e Bidenit gjatë presidencës: stilografi automatik mund të ketë favorizuar vendime jo të duhura

    “Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

    “Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

    “Operacioni Ura”/ Fatjona Mejdini: “Mafia shqiptare po bëhet më e fortë se mafia italiane. Ja nga vjen droga”

    “Operacioni Ura”/ Fatjona Mejdini: “Mafia shqiptare po bëhet më e fortë se mafia italiane. Ja nga vjen droga”

    Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

    Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libra

“Nga asnjëra anë”/ Suksesi i Julia Navarro-s që apelon natyrën njerëzore dhe dritë-hijet e saj. Nga Jeta Hamzallari*

nga MetropolPost
25 Nëntor, 2023
në Libra, Libraria
“Nga asnjëra anë”/ Suksesi i Julia Navarro-s që apelon natyrën njerëzore dhe dritë-hijet e saj. Nga Jeta Hamzallari*
3
SHPERNDARJE
95
SHIKIME

Vjen në shqip një tjetër roman nga pena e papërsëritshme e Navarros: Nga asnjëra anë – një histori që i ka rrënjët në natyrën njerëzore dhe në dritëhijet e saj, një roman drithërues, i cili na fton të reflektojmë për çdo siguri tonën.

Librat e Julia Navarro janë një “bum” në internet dhe në klasifikimet e librave të shitur. Dhe nuk është për t’u çuditur, sepse po flasim për një nga shkrimtaret më të shquara të letërsisë bashkëkohore spanjolle. Navarro njihet gjerësisht edhe për karrierën e gjatë në gazetari; për një periudhë 35-vjeçare, punoi për kompani komunikimi më në zë në Spanjë, si: Cadena SER, Cadena aCope, TVE, Telecinco dhe Europa Press.

Pjesa më e madhe e librave të Julia Navarros janë rezultat i investigimeve të saj gazetareske. Për këtë arsye, kolumnistët si David Yagüe nga XX centuries (2018), debatojnë nëse veprat e tyre i përshtaten zhanrit të romanit historik. Lidhur me këtë, shkrimtarja madrilene deklaroi: “Unë shkruaj historitë që dua të shkruaj. Kam një ide dhe punoj për të. Por në atë moment kurrsesi nuk mendoj për lexuesit, përqendrohem vetëm tek ajo që dua të them”.

E lindur në Madrid më 1953, Navarro vazhdon të përsërisë se ëndrra e saj ishte të bëhej kërcimtare. Deri në moshën 17-vjeçare mori mësime baleti, për të ndjekur më pas gjurmët e të atit, Fernando Navarros, po ashtu gazetar shumë i njohur.

Fillimet e saj në gazetarinë investigative përkojnë me fazën e tranzicionit spanjoll. Po kështu, Navarro hyri në letërsi përmes eseve të ndryshme gazetareske, derisa botoi romanin e parë më 1997, Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë (DITURIA, 2013). Libri, i cili u frymëzua nga një artikull gazete, nekrologji e shkencëtarit Walter McCrone, i cili kishte hetuar Pëlhurën që ruhet në Torino, u rendit shpejt ndër më të shiturit në Europë dhe u përkthye menjëherë në disa gjuhë.

Romani Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë, u pasua edhe nga të tjera romane, ndër të cilat të përkthyer edhe në shqip, përmendim: Më thuaj kush jam (DITURIA, 2014), Qëllo, tashmë jam i vdekur (DITURIA, 2017), Bibla prej argjile (DITURIA, 2022) dhe së fundi Nga asnjëra anë (DITURIA, 2023).

Që në romanin e parë, Julia Navarro dëshmon njohuritë e gjera për çështjet fetare. Rrëfimi shkon nëpër një qarkore, me ngjarje nga e kaluara, të cilat përshkruhen paralelisht me ato që ndodhin në të tashmen. Shkrimtarja ndërthur trillimin me një stil historie të rrjedhshëm e dinamik, ku nuk mungojnë dyshimet, intrigat, vdekja dhe kthesat e papritura, sidomos në fund.

Në romanin Më thuaj kush jam, ngjarjet nisin në kohën e Revolucionit Rus, më 1917, për t’u zhvendosur në kohën e Luftës Civile në Spanjë (1936-1939), pastaj në Natën e Xhamave të Thyer, kur nazistët sulmuan sinagoga, dyqane dhe varreza hebreje. Bëhet po ashtu një analepsë e pasojave të Luftës së Madhe, pas vdekjes së Arkidukës së Perandorisë Austro-Hungareze. Një roman me një shtrirje të gjerë kohore e gjeografike, teksa protagonistja Amelja Garajoa, borgjeze e revolucionare, grua e dashnore, spiune e vrasëse, së bashku me një galeri të tërë personazhesh të paharrueshme përjetojnë aventurën e të jetuarit intensivisht një shekull, nga Spanja republikane deri në rënien e Murit të Berlinit, duke kaluar përmes Luftës së Dytës Botërore dhe viteve të errëta të Luftës së Ftohtë. Madridi, Barcelona, Parisi, Moska, Berlini, Londra, Varshava, Buenos Aires dhe Meksika janë vetëm disa nga vendet ku zhvillohet skenari i kësaj vepre të madhe rreth totalitarizmit në historinë e ditëve tona.

Te Qëllo, tashmë jam i vdekur, Navarro rrëfen në mënyrën më objektive të mundshme shumë nga aspektet që lidhen me konfliktin izraelito-palestinez. Dy familje të lidhura prej dashurisë, por me hijen e vazhdueshme të tjetërsimit për shkak të trashëgimisë etnike e kulturore. Një roman ku miqësia është një thesar i paçmuar, e aftë të kapërcejë intolerancat e shkaktuara prej fesë dhe politikës.

Historia e Bibla prej argjile përqendrohet në një zbulim që Klara Tanenbergu, arkeologe, shpall në kuadër të një kongresi arkeologjik. Deklarata në fjalë ka të bëjë me zbulimin – mbi baza shkencore – të pllakave të patriarkut Abraham. Përmbajtja e tyre do të zbulonte pasazhe shumë të rëndësishme për Krijimin Hyjnor, ngjarjet në Babel dhe Përmbytjen Universale. Tanenbergu dëshiron të vazhdojë gërmimet për të zgjeruar hetimin, por nuk do të jetë e lehtë. Në radhë të parë, e kaluara e errët e gjyshit të saj të pushtetshëm, i cili cenon gjithmonë prestigjin e familjes. Për këtë arsye, disa persona janë të gatshëm ta vrasin për hakmarrje. Më tej, konteksti historik i Luftës së Dytë Botërore dhe kërcënimi i vazhdueshëm i tregtarëve të artit e ndërlikojnë edhe më tablonë.

Vetëm pak ditë më parë, DITURIA ka botuar nga kjo shkrimtare e madhe një tjetër roman tepër interesant, me titull Nga asnjëra anë, pjesë e projektit të përkthimit letrar “Ndryshimi i perceptimeve përmes letërsisë”, me mbështetjen e BE.

Nga asnjëra anë, romani i parë me temë bashkëkohore, udhëton nëpër konfliktin mes arabëve dhe izraelitëve, për të rrëfyer çrrënjosjen e katër personazheve.

Abiri është djali i dy “viktimave kolaterale”, dy njerëzve të pafajshëm të vrarë gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në Liban. Ai rritet në qarqet e emigrantëve arabë në Europë, dështon në dëshirën për të qenë thjesht një francez dhe shkon në Afganistan, nga ku kthehet për të sjellë xhihadin në Europë.

Jakovi, libanez, por gjithashtu pjesërisht francez dhe pjesërisht izraelit… në të vërtetë, thellë brenda vetes ndien se është nga askund. Pjesë e operacionit ku mbetën të vrarë prindërit e Abirit, ngjarje që i ka lënë gjurmë të thella, edhe pas disa vitesh, ende punon për sigurinë e vendit të tij.

Nura, kushërira parisiane e Abirit. Në adoleshencë, kundërshtoi martesën e stisur nga i ati dhe theu rregullat e rrepta të jetesës që kishte vendosur familja e saj. Braktisi babanë, miqtë dhe jetën në Paris, për të kënduar në një klub në Bruksel.

Helena, gazetare në një kanal televiziv të stilit CNN. E vendosur t’u shkojë gjërave deri në fund, me një të kaluar paksa të turbullt e jo fort dinjitoze, por që bën gjeste prekëse e fisnike.

Katër personazhet takohen e humbasin shumë herë, gjatë një rrëfimi plot ngjarje që të çojnë nga Bejruti në Molenbeek, Bruksel. Shpërthime, ulje-ngritje të tensionit terrorist, truke narrative që zbulohen vetëm afër fundit, por ajo që ka vërtet rëndësi është përpjekja për të zbuluar natyrën njerëzore, shumë e thellë e komplekse në këtë libër.

Julia Navarro e ka shprehur shpesh admirimin e saj për shkrimtarë si Tolstoi e Balzaku. Prej këtej kuptohet edhe prirja e saj për t’u dhënë jetë personazheve të afta që të përshkruajnë një periudhë historike, si dhe elementi kostumbrist i rrëfimit të saj. Edhe pse shkrimtarja madrilene nuk është bërë kurrë pjesë e ndonjë konkursi letrar, romanet e saj janë vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare. Veprat e Navarros kanë shënuar dhjetëra miliona kopje të shitura në të gjithë botën dhe janë botuar në më tepër se tridhjetë vende, përfshirë këtu: Italinë, Gjermaninë, Portugalinë, ShBA-në, Britaninë e Madhe, Rusinë, Japoninë etj.

*Jeta Hamzallari, redaktore, botimet “Dituria”.

Tags: Jeta HamzallariJulia NavarroMetropolPost.alNga asnjera aneShtepia botuese Dituria
Shkrimi Paraardhës

PANAIRI I LIBRIT DHE PANAIRI I CINIKËVE, nga Sokol Çunga

Shkrimi Pasardhës

Del emri i Elvana Gjatës në mesazhet e “SKY”, Mata-Breçanit: Po t’i dërgoj 500 mijë euro nga llogaria e saj

Shkrime të Tjera

Parlamentaret 2025/ Pjesëmarrje e ulët në votime
Parlamentaret 2025

Parlamentaret 2025/ Pjesëmarrje e ulët në votime

11 Maj, 2025
Një Papë amerikan në Evropë. Kush është Robert Prevost, Papa i ri që zëvendëson Papa Franceskun
Bota

Një Papë amerikan në Evropë. Kush është Robert Prevost, Papa i ri që zëvendëson Papa Franceskun

8 Maj, 2025
Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina
Stil Jete

Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina

8 Prill, 2025
“Po nxirre atë të shkretin jatagan”/ Vazhdon dialogu i “dashurisë” Basha-Rama. Rama: “M’foli zemra”
Politikë

“Po nxirre atë të shkretin jatagan”/ Vazhdon dialogu i “dashurisë” Basha-Rama. Rama: “M’foli zemra”

27 Mars, 2025
Kutia e emergjencës në rast lufte/ BE merr masat me “Strategjinë për gatishmëri”
Bota

Kutia e emergjencës në rast lufte/ BE merr masat me “Strategjinë për gatishmëri”

27 Mars, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

“Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

17 Mars, 2025
Meri Gjini: “Bëni të kundërtën e ndjesive…”/ Ja cilat shenja nisin lojërat e flirtit
Horoskopi

Meri Gjini: “Bëni të kundërtën e ndjesive…”/ Ja cilat shenja nisin lojërat e flirtit

11 Mars, 2025
Algjeri, ish-ministri i Brendshëm burgoset  për korrupsion
Bota

Algjeri, ish-ministri i Brendshëm burgoset  për korrupsion

11 Mars, 2025
TAKSAT / “Trump do nisë një luftë që nuk mund ta fitojë askush “/ Flet nobelisti i shkencave ekonomike Joseph Eugene Stiglitz
Analiza

TAKSAT / “Trump do nisë një luftë që nuk mund ta fitojë askush “/ Flet nobelisti i shkencave ekonomike Joseph Eugene Stiglitz

5 Mars, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    35 shpërndarje
    Share 14 Tweet 9
  • Skandali Gjici/ Vajza e videos pa mbrojtje, gazetari Hoxha këmbëngul: “Jeta e saj dhe familjes duhet garantuar, përndryshe procesi është i dështuar”

    5 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Pjata e Pashkës/ Brinjë qingji në furrë, me patate

    28 shpërndarje
    Share 11 Tweet 7
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    54 shpërndarje
    Share 22 Tweet 14

Lajmet e fundit

Trump u ndalon  12 vendeve të udhëtojnë drejt Amerikës

Trump u ndalon 12 vendeve të udhëtojnë drejt Amerikës

5 Qershor, 2025

Çfarë është autopena, roboti të cilit i referohet Trump?

5 Qershor, 2025

Donald Trump urdhëron të hetohen veprimet e Bidenit gjatë presidencës: stilografi automatik mund të ketë favorizuar vendime jo të duhura

5 Qershor, 2025
“Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

“Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

23 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In