nga shef Mondi
Qifqitë janë një gatim tradicional i Gjirokastrës, aq tradicional, saqë mund të themi se janë kthyer në një shenjë identitare të qytetit, i cili, për ta bërë sa më të shijshëm e më praktikë gatimin e tyre, ka sajuar dhe tiganin përkatës. Thonë se receta u sajua për të ormisur orizin e mbetur, e për të mos e shpënë dëm, por edhe për nuset lehona e dasmat, meqë orizi shihet si prurës i fatit dhe bereqetit.
Shef Mondi, na sjell recetën e saj sot, jo vetëm si një nga shefat më të mirë të kuzhinës, por edhe si pinjolli i një prej familjeve të njohura gjirokastrite, Kikinot, ku qifqia është gatuar për mbi një shekull.
Për 4 racione nevojiten:
Për pilafin:
150 gramë gjalpë
20 gram lëng pule ose ujë i nxehtë 300 ml
Kripë, sipas dëshirës
Për qifqitë:
3 kokrra vezë
Kripë sipas dëshirës
Nenexhik i thatë, sipas dëshirës
Piper, sipas dëshirës
Vaj për skuqje, sipas dëshirës.
Mjet pune i detyrueshëm: tigani i qifqive.
Receta:
Shkriftojmë orizin me gjalpin.
Kur orizi të jetë nxehur mirë e të ketë marrë shkëlqimin e gjalpit, hedhim lëngun e pulës ose ujin. E përziejmë, i hedhim kripën sipas dëshirës, dhe e lëmë të bëhet pilaf.
Kur pilafi të jetë gati, e trazojmë që të mos na ngjitet dhe e lëmë të ftohet.
Pasi të jetë ftohur, shtojmë vezët një e nga një duke i përzierë mirë, i japim shije me nenexhik të thatë dhe piper, dhe e përziejmë mirë.
Vëmë në zjarr tiganin e qifqive me pak vaj hedhur nëpër gropëzat e, kur vaji të jetë gati, hedhim një lugë gjelle plot me masën e përgatitur. Pasi të jetë skuqur nga njëra anë, me ndihmën e një luge, e kthejmë nga tjetra. Veprojmë po njësoj, për të tërë sasinë e përgatitur.
Qifqitë mund të shoqërohen me djathë të bardhë, kos ose dhallë.