Në një konferencë të jashtëzakonshme nga Presidenca, Ilir Meta ka bërë publike disa skema biznesesh fiktive, përmes të cilave gjenerohen të ardhura që shkojnë për blerjen e votave në favor të PS-së.
Themeluesi i LSI-së e ka drejtuar gishtin kësaj radhe nga Lefter Koka, dikur ish minister i LSI-së për Mjedisin, i cili sipas Metës, ka ndërtuar një skemë të tërë biznesesh fiktive përmes kompanive të inceneratorëve, duke grumbulluar kështu sasi të mëdha parash, që përdoren pikërisht për blerjen e votës dhe mbajtjen e Durrësit nën tension.
Pse shkon Presidenti në Durrës? Kush e krijon tensionin e Durrësit? E di i gjithë populli në Durrës pse ka tension aty, u shpreh Meta. Se Durrësi i urren bandat, qytetaria durrësake nuk i duron dot. Në Durrës janë tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët e Durrësit për t’i dhunuar. Dy banda të njohura, Vangjush Dako i bandës së Shijakut dhe të Durrësit, që blen vota, vazhdon edhe kësaj dite me ndihmën e policisë dhe Ard Çelën e OSHE-së, dhe i treti që duhej të ishte në burg, por SPAK-u s’ka patur shumë kohë për t’u marrë me këtë çështje, edhe pse i ka pasur të gjitha paditë.
Është në SPAK kjo! ta dëgjojnë gjithë shqiptarët, ta dëgjojnë edhe ndërkombëtarët, ja ku është ministri i Mjedisit, ja dhe dy kompanitë e paligjshme, që ai me mbështetjetn e Ëngjell Agaçit dhe të Edi Ramës, i ka futur në kundërshtim me ligjin dhe ka mashtruar qeverinë e çdo gjë. Shikoni dy kompanitë që ka krijuar në Elbasan e në Fier me njerëzit e vet e me njerëzit e djalit të vet, dhe me punonjësit. I çon lekët tek Sucralba. Në total Sucralba, vete 2 milionë euro vetëm me këto lëvizjet që janë të dokumentuara. I ka SPAK-u këto po nuk vepron, se nuk e lë Rama.
Këtu të gjithë këta persona që janë shokët e djalit të tij, vartësit e tij, Agim Seferi, që bëri sikur iku nga LSI-ja para ca ditësh, një vagabond burrë, ja këtu, dhe bëjnë me qindra miliona lekë këta, me miliarda me veprime korruptive fiktive dhe vjedhin bashkë me Lefter kokën. Pse? Që të blihen vota për Edi Ramën. Pse? Që të finanojnë banditët e të liruarit e burgjeve, për të terrorizuar gra e vajza në Durrës.
Prapë, ja ku është ministri. I 7 në Durrës. Rama ka më shumë respekt për këtë se për veten, se normal, se po foli ky, Rama përfundon jo tek portokallet në Vlorë, po diku tjetër.
Ja ku i kini 3 iniceneratorë, ja dhe Klodian Zoto bosi i të trejave ose instrument që përdoret, ja dhe kompanitë që bëjnë veprime fiktive, të gjitha ato atje poshtë, nuk dua t’i përmend pronarët, se janë të gjithë njerëz shumë të njohur. Në fund fare, evazioni 22 milionë e ca euro, që vidhet shteti nga shteti shqiptar, që janë lekët e qyteatarëve të Tiranës, Elbasanit, Fierit, që vidhen nga këta, që duhet të shkojnë për spitale, për rimburisimin e ilaceve të kujt vuan nga kovidi, që të blihen pajisje për zjarrëfikësen, që të mos rrijë dy ditë trupi i atij heroit që dha jetën, që thonë këta, s’kemi lekë. Po këto lekë i duhen bandës për të blerë votat.
Kalojmë tek Bllako, që pas Kokës, mban përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për çështjen e inceneratorëve. E ka SPAKU.
Këta janë ankthi yt, ti, që thua di unë për Ilir Metën! Çfarë di për ilir Metën, ti mor rrugaç. Ti para Ilir Metes sillesh si lepur, edhe para kriminelëve dhe horrave, që ta vënë pistoletën tek gjuri, e të marrin leje e të marrin licensa, përfundoi fjalën e tij Meta.