Këtë të premte, pas transmetimit të një interviste me Fetullah Gulen-it në televizionin grek, ministri i Punëve të Jashtme turke akuzoi Greqinë se strehonte terroristë.
Ministri turk deklaroi se Greqia po u ofronte strehë anëtarëve të lëvizjes Gulen (FETO), të cilën e cilësoi si organizatë terroriste dhe e akuzoi se kishte orkestruar tentativën për grusht shteti më 2016-n, kundër qeverisë së Erdoganit.
Greqia është bërë një vend i sigurt për anëtarët e Fetos, sepse aty ata mund të lëvizin pa pengesa për të punuar dhe realizuar qëllimet e tyre. Në krah të tyre janë PKK (Patia e Punonjësve të Kuristanit), si dhe organizata të tjera terroriste që vazhdojnë të operojnë në Greqi, tha zëdhënësi i Ministrise së Jashtme Turke, Hami Askoy.
Mediat greke bëjnë të ditur se Askoy e ftoi gjithashtu Greqinë të bashkëpunonte me Turqinë për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s, duke pohuar se kjo e fundit është kërcënim për sigurinë e të gjitha shteteve, jo vetëm Turqisë.
Kjo akuzë, vjen vetëm pak ditë pwrpara bisedimeve mes Greqisë dhe Turqisë, të cilat nisin më 16 mars.