Një sulm kamikaz ka ndodhur ditën e sotme pranë ministrisë së Punëve të Brendshme në Ankara të Turqisë, i cili është marrë përsipër prej Partisë së Punëtorëve të Kuristanit.
“Dy burra kanë mbërritur me një automjet përpara hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme ku shpërthyen një bombë,” deklaroi Ministri i I Punëve të Brendshme Turke Ali Yerlikaya në mediat vendase. “Një nga terroristët u vetëvra, ndërsa tjetri u neutralizua”, shtoi ai, duke bërë me dije se dy punonjës policie kanë mbetur lehtësisht të plagosur.
Ndërkaq Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka deklaruar se “Një skuadër e Batalionit tonë të Pavdekshëm, ka kryer një aksion sakrifice kundër ambienteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë. Ishte parashikuar që ky aksion të kryhej në ditën e inaugurimit të Kuvendit dhe ajo u zhvillua saktësisht siç ishte planifikuar, pa asnjë pengesë”, duke marrë kështu përgjegjësinë për sulmin.
Ndërkaq BE ka deklaruar për sulmin terrorist në Ankara duke e cilësuar atë si një akt të ulët. “I tronditur nga sulmi terrorist i mëngjesit të sotëm në Ankara të Turqisë. Dënoj fuqishëm këtë përpjekje të ulët për të shkaktuar lëndime dhe vdekje të popullit turk. Mendimet dhe solidariteti im shkojnë viktimave dhe familjet e tyre”, shkroi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel e po ashtu edhe Borrel shprehu solidaritetin e tij me Ankaranë.
Në parlamentin turk nis viti i dytë legjislativ I mandatit të 28 të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, ndërkohët që shpërthimet e të shtënat u dëgjuan përpara ceremonisë së hapjes, rreth 300 metra larg ndërtesës së Parlamentit.
Në ceremoninë e hapjes qe i pranishëm edhe Erdogan, pak orë më pas sulmit kamikaz.
Videot e sulmit ndaluar ndërkohë prej mediave turke me urdhër të ministrit të drejtësisë, tregojnë tregojnë mbërritjen e terroristëve në një furgon gri: pasagjeri del me armë zjarri dhe vrapon menjëherë vrapon drejt hyrjes, ku ndodh një shpërthim i fortë. Shoferi, gjithashtu i armatosur me sa duket me një raketë-hedhës, qendron ca më tej dhe më pas u zhduket në tymin e shkaktuar nga shpërthimi.