Pas shpalljes së kandidatëve për deputetë nga PS-ja për parlamentin 2021-2024, Berisha, komenton me një status të gjatë, përzgjedhjet e Ramës.
Listat gijotinë e dekapitimit të PS! shkruan ai.
Klanet e drogës, krimit dhe vjedhjes pushtojne listën e narkoqeverisë.
Miq, mediat botërore DW, VOA japin lajmin se Edi Rama heq nga lista, pret koken e 35 personaliteteve të PS.
Përveç këtyre, ai me një mekanizëm djallëzor de facto ka nxjerrë jashtë parlamentit Gramoz Ruçin, Taulant Ballën, Pandeli Majkon, Fatmir Xhafën, Blendi Klosin etj etj.
Këta të fundit ai i ka vendosur gjasme njëlloj si veten, në vende në të cilat ata nuk futen kurrë në paralament.
Por në të vërtet ky është vetëm një kurth, sepse dihet se zgjedhësit të majte në qarkun e Vlorës dhe Durrësit, do votojnë për të shpëtuar kryetarin, pavarësisht nga pozicioni i listës, duke nxjerrë jashtë liste deputët që garojnë në listën e PS para tij.
Kështu Rama si kryetar mund të mbledhe vota më shume se sa ata qe ka vendosur para tij në listë, i sposton këta të fundit dhe i nxjerr jashtë paralamentit. Kjo ndofta edhe do funksionojë me kryetarin, por nuk funksionon kurrë me asnjërin prej eksponentëve të tjerë të PS, nga Tualant Bego Yaris te Alket Hysen, nga Fatmir Xhafa tek Gramos Ruçi, nga Ndrikull Radari tek Pandeli Majko, për të cilët çdo votues socialist e di se janë dënuar nga kryetari për t’u sikterisur nga Parlamenti.
Në listën e dekapitimit të PS, largimit të 35 personaliteve të kësaj partie dhe nxjerjes me dredhi të 10 të tjerave nga parlamenti, vendet e arta i kanë pushtuar eksponentët e drogës, vjedhjeve, krimit dhe oligarkëve gjakpirës, me ne krye tigrin e korrupsionit Arben Ahmetajn, padrinon me lidhje te ngushta gjaku me klantet e kokainës më të fuqishme të Europës dhe vrasës me pagesë si Rrahman Rraja, Ndrikull Hajnia, Alqi Bllako, Ergys Çyrbja, Ndrikull Helikopterin, Gerta Duraku, Ilir Ndraxhi, Kabir Fishta etj, etj.
Për të ilustruar po jap vetem një shembull; Pandeli Majko në pozicion humnere, dy vende para tij Alqi Bllako i djegësve apo vjedhjes së përbashkët Rama-Koka-Ahmetaj- Veliaj. Poshtërimi nuk mund të ketë emër tjetër!
Pra lista e PS është më shumë se çdo listë tjetër deri sot, lista e parave të korrupsionit drogës dhe krimit, balozeve të zi të droges, krimit, vjedhjeve dhe korrupsionit.
Në të vërtetë kjo është lista e mbijetesës së Edvin Ramës, e shpëtimit të lëkurës vet pas disfatës.
Ai e di mirë se shume nga ata që jane hequr nga lista, mezi prisnin humbjen e Ramës për t’i bërë atij gjyqin publik, përjashtimin nga PS.
Përveç kësaj, Edi Rama e di se lidhjet e krimit janë më të fortat dhe më të tmerrshmet, ndaj dhe përcaktoi ato si kriterin me kryesor për sigurinë në listën e tij. Ai e bëri këtë për shkak të disa dosjeve të mëdha, që rëndojne mbi të dhe për të cilat e presin dekada qeli e burg.
Pra lista Rama, në këtë kontekst, mund të quhet edhe lista e shpëtimit të lëkurës së tij. Rahmet Edvin! Amin! sb