Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën 21 persona si pasojë e Covid -19. Kujtojmë që në konferencën e sotme, Komiteti Teknik bëri me dije se situata paraqitej disi më e lehtësuar, ndaj në fuqi mbeten masat anti-covid të vendosura dy javë më parë, kur numri i të infektuarëve kapërceu mbi 1000 persona në ditë.