E dielë, 12 Korrik, 2026
Astronomi

Jupiteri, Saturni dhe Mërkuri në vijë të drejtë. Ngjarja e rrallë sot në mbrëmje…

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Dy planetet më të mëdha të sistemit tonë diellor, Jupiteri dhe Saturni, do të rreshtohen sot në vijë të drejtë e në një bashkëvendosje të trefishtë me Mërkurin.

Kjo vendosje, vjen dy muaj pasi Jupiteri dhe Saturni u bashkëvendosën më 21 dhjetor, duke krijuar idenë e një ylli të stërmadh, fiks për festat e fundvitit, një ngjarje tejet e rrallë kjo, ndodhur për herë të fundit më 1632-in.

Vendosja e trefishtë që ndodh sot në mbrëmje, është po ashtu një event tejet i rrallë astronomik, ku dy planete dhe një yll takohen tri herë brenda një periudhe të shkurtër.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top