Kryeministri Rama e ka nisur javën duke njoftuar qytetarët se pagesa e rimbursueshme për trajtimin ambulator në shtëpi nga covid 19, mund të merret tashmë shumë lehtësisht, onlajn. “Mirëmëngjes, shkruan kryeministri në faqen e tij në fejsbuk, me rinjoftimin se përmes aplikimit në E-albania mund të merret krejt kollaj paketa 100% e rimbursueshme për trajtimin ambulator anti-Covid19 në banesë: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
Kujtojmë që kjo paketë, përmban dy skema të miratuara nga Komisioni Teknik i Ekspertëve: Skema 1, forma e lehtë e prekjes nga infeksioni 1.650 lekë dhe Skema 2, forma e mesme e prekjes nga infeksioni, 10.900 lekë.