Princesha Kate Middleton ka njoftuar se “kanceri i saj është në ikje”.
Lajmin e ka dhënë vetë princesha, bazuar në përgjigjet e mjekëve, pas një vizite në spitalin e Londrës, ku ajo iu nënshtrua kimioterapisë së vështirë muajt e fundit.
Në një deklaratë të publikuar në llogarinë e Kensington Palace, thuhet se “Është një lehtësim që kanceri tashmë është në largim e sipër” e “ se unë mbetem e fokusuar tek rimëkëmbja”, shprehet Kate, duke vazhduar:
“Falënderimet e mia të përzemërta shkojnë për të gjithë ata që ecën në heshtje përkrah Uilliamit dhe meje, teksa ne nuk mund të kishim kërkuar më shumë kujdes dhe këshilla, që nuk na u kursyen gjatë kohës sime si pacient”.