E dielë, 7 Qershor, 2026
Bota

TEKNOLOGJI/ Elon Musk mund të blejë dhe Tik-Tok-un

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kina po mendon t’ia shesë TikTok-un e  SHBA-ve Elon Musk-ut. Zyrtarët kinezë po vlerësojnë mundësinë që të jetë Elon Musk  ai që mund t’i blejë Tik-Tok-un në Amerikë, nëse kompania nuk arrin të shmangë ndalimin e aplikacionit të videove të shkurtra.

Zyrtarët e Pekinit preferojnë që TikTok-u të mbetet nën pronësinë e mëmë ByteDance Ltd., dhe kompania po kundërshton ndalimin prej apelit në Gjykatën e Lartë të SHBA,  por gjyqtarët kanë sinjalizuar ndërkohë  gjatë debateve, se ka të ngjarë të zbatojnë ligjin.

Zyrtart e lartë kinezë kanë filluar të debatojnë tashmë mbi planet emergjente sa i takon TikTok-ut në Amerikë, duke menduar se si mund të punojnë me administratën e Donald Trump-it, pjesë e së cilës është edhe Musk. Ata kanë kërkuar që të mos identifikohen, e t’i kryejnë bisedimet konfidenciale

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top