Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar pak më parë kompaninë celulare ONE, për cilësin e dobët të shërbimit e për arrogancën që e karakterizon këtë kompani.
Në videon e sjellë sa më poshtë, ai tregon se edhe pse e ka paguar tarifën përkatëse për telefonin, sërish kompania nuk ia ka lidhur shërbimin, duke i thënë se nuk ke paguar.
Për hir të faktit që tregu celular është duopol në Shqipëri, pra vetëm me dy konkurrentë në treg, Braçe e cilëson shërbimin e ONË mizerabël, duke dëshmuar mes të tjerave se ky është një problem që prek shumë shqiptarë.
“Mirëmëngjes. Kam një muaj të plotë pa telefon të gjithë atyre që kanë tentuar të më marrin në telefon, gjatë kësaj periudhe u kërkoj ndjesë, dhe nuk kam antenë. Jam pjesë e kompanisë one, natyrisht jam përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe që ta zgjidh këtë problem. Ja, sot është dita e fundit e korrikut dhe sërish unë jam patelefon. Internet 3g që duket këtu nuk funksionon. Natyrisht që duke u interesuar, kuptova që këta pretendojnë që unë nuk kam paguar faturat, ndërkohë që vërtetimi I bankës tregon komplet të kundërtën, pra që kam paguar, dhe kam paguar cdo faturë që ata ma kanë sjellë me bank. Natyrisht që kohë pas kohe kam marrë edhe oferta si punë e kësaj këtu që më shpërblenin nëse paguaja brenda datës 15 faturën, ndërkohë që më vijnë njoftime që të paguaj faturën. Banka thotë të gjitha cfarë kanë ardhur janë paguar. Kam shkruar tre herë në zyrat e tyre, po përsëri asgjë nuk reagon kërkush, u kam cuar këtë vërtetim e vërtetime të tjera, cdo javë të këtij muaji kam qenë atje, por përsëri telefoni është I bllokuar. Ajo që më acaron është që nuk reagojnë, nuk reagojnë, sa shkon, ti atje të presin me buzëqeshje, thotë do t’ju marrë dikush dhe nuk merr kërrkush. Kjo arrogance e kësaj kopmanie me njerëzit dhe mësova që janë shumë të tillë që kanë pasur të njëjtin problem si unë, është e neveritshme, sjellja e tyre në një treg që tashmë është duopo, janë vetëm dy kompani, e bën këtë shërbim mizerabël, kaq.”, shprehet Braçe në denoncimin e tij publik