Është ndarë ditën e djeshme nga jeta, në moshën 59 vjeçare, reperi i këngës së njohur “Gangsta’s Paradise”, Coolio. Nga sa raporton agjencia e lajmev AP, këngëtari është ndarë nga jeta në shtëpinë e një miku të tij, dhe motivet nuk janë bërë të qarta.
Coolio u bë i famshëm në vitet ’90, me këngën “Gangsta’s Paradise”, luajtur si kolonë zanore në filmin “Dangerous mind” të Michelle Pfiffer, me të cilin fitoi në ’95-n edhe çmimin “Grammy”, për solon me të mirë rrep.
Në 1996-n Coolio përfshihet në grindjet e kohës mes grupeve hip-hop, ku për fat të keq humbi jetën një tjetër rreper me famë botërore, Tupaku, duke mundur gjithësesi të distancohej prej tyre.
Mesazhi i dhënë prej tij kur mori çmimin “Grammy”, u drejtohej pikërisht komuniteteve të hip-hop-it, dhe në thelb synonte harmoninë mes tyre. “Të bashkuar mund t’ia dalim, të ndarë do të dështojmë”, është një prej fjalive epike, mbetur prej tij nga ajo kohë.