Kreu ì shtetit Bajram Begaj i ka nisur sot një letër ngushëllimi mbretit të Britanisë së Madhe, Karlit III për vdekjen e të ëmës, Mbretëreshës Elizabeta II, duke u kthyer në shënjestër të komenteve të rrjetit, për hir të gjuhës jo të denjë përdorur në këtë letër, duke e cilësuar mbretërinë si një model që i ka shkuar koha e po ashtu duke e cilësuar mbretëreshën shkëlqesi, në një kohë kur titulli i saj është madhëri.
“Edvin Shvarc ku je!”, shkruan gazetari Andi Bejte në fejsbukun e tij. “Po te ishte Edvin Shvarc akoma ne pune minimumi Presidenti nuk do e kishte bere “mbretereshen” “ambasadore”.. i thote pa iu dridhur qerpiku Mbretereshes “Shkeqelesi”….po i leme te tjerat, prandaj nuk levizen kaq kollaj shefat e protokolleve, madje dhe kur nderrojne regjimet….”
Por Bejte nuk është i vetmi që e ka vënë në shënjestër presidentin Bajram Begaj.
“E tmerrshme!”, shkruhet në një koment nën statusin e presidentit Begaj. “Sa turp që ky tekst e ky format të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga kreu i shtetit shqiptar! Më vjen vërtet turp si shqiptar!”
‘Zotëri President ju nuk jeni vetëm Bajram Begaj, së pari duhet të shkruhet Presidenti i Republikës së Shqipërise, e jo vetëm Bajram Begaj. Respekte!” shkruan një tjetër komentues nën këtë status, ndërkohë që një tjetër i shkruan:
“Ne kohe moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar…”-thoni zoteria juaj nder te tjera ne letren tuaj ngushelluese. Kush jua tha zoterise tuaj z. President se monarkite jane te tejkaluara ne kohet moderne? Gjeni nje referim se ku e moret kete percaktim? Apo ju ka mbetur gozhde ne tru nga çfare keni mesuar ne komunizem? Vetem sot qe ju perdorni termin “i tejkaluar” ka gjithsej 43 monarki ne gjithe boten, nga te cilat 12 ne Europe, ku shkelqejne ato te Mbreterise se Bashkuar (qe ju i referoheni), Belgjika, Danimarka, Hollanda, Norvegjia, Spanja, Suedia, Monako dhe ndonje tjeter. Kush shkelqen ne Europe me fort se keto monarki z. President?
Ku eshte standarti i demokracise dhe i jeteses me i larte se ne keto demokraci z. President?
Hiqeni gozhden e komunizmit qe ju ka ngelur ne koke dhe ngrieni pak steken e perfaqesimit, se boll eshte njollosur dhe poshterruar vendi i shqipeve ne 50 vite komunizem dhe kohen me te madhe te tranzicionit po komunist 32 vjeçar.”
Sa më poshtë, letra që presidenti Begaj I ka dërguar mbretit të Britanisë së Madhe, Karli i III.