
Qeveria hapi sot rubrikën “Dëmi im”, ku bizneset e dëmtuara gjatë protestave mund të regjistrojnë dëmet dhe të kërkojnë ndihmë. Nismë shumë e mirë!
Por, meqë rubrika quhet “Dëmi im”, lind një pyetje: A mund të aplikojnë edhe taksapaguesit?

Lista e tyre është pak më e gjatë:
- Inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit
- Dosja 5D
- Tuneli i Llogarasë
- Tenderat e AKSHI-t
- Unaza e Madhe në Tiranë
- Rruga e Arbrit
- PPP-të
- Gjyqi Becchetti
- Dëmshpërblimet nga vendimet e GJEDNJ
- Koncesioni Check-up
- Koncesioni i sterilizimit
- Koncesioni i laboratorëve
- Hekurudha Tiranë – Durrës – Rinas
- Porti i Durrësit
- Koncerti Kaney West
- Kayo dhe Timak Defence
- Smart city
- Gjoba 120 ml euro e falur për Bankers Petrolium
- Air Albania e falimentuar
- Aeroporti i Vlorës (Bexheti si Beketi dhe vaj medet buxheti)
- Tigri 1 dhe Tigri 3
- Fondet IPARD
- Arbitrazhet e tjera ndërkombëtare
- Shpenzimet për konsulenca
- Fondet e Propagandës
Etj etj
Për bizneset e dëmtuara do të dalin dhjetë grupe të Tatimeve për të verifikuar faturat, për gjymtimin e buxhetit, (kontribut i taksapaguesve) ndoshta duhen dhjetë grupe të KLSH-së dhe 100 të SPAK-ut.

